Tayna e Mozzik detyrohen ta paralajmërojnë publikimin e këngës për nesër, ky është shkaku

Mediale Vip

Tayna e Mozzik detyrohen ta paralajmërojnë publikimin e këngës për nesër, ky është shkaku

Më: 21 janar 2020 Në ora: 20:30
Tayna e Mozzik

Menaxheri i këngëtares, Tayna le që nuk ia ka qëlluar se në çfarë date do të bëhen xhirimet e këngës së saj të re, por edhe parashikimet e disa ditëve më parë i kanë dalë të huqta.

Kjo për arsyen se në një deklaratë për mediat vendore, Rinor Hykolli pat paralajmëruar ardhjen e një “megahiti” mes Taynas e Mozzik, xhirimet e të cilës, sipas tij, ishin paraparë të ndodhin me 2 apo 3 shkurt të 2020-ës.

Por kanë mjaftuar vetëm ca ditë që kjo të ndërroj plotësisht, e kënga të paralajmërohet për t’u publikuar me 28-janar gjë që pak minuta më parë u konfirmua se ka ndërruar përsëri.

Image
Tayna e Mozzik

Tash e disa orë në internet po qarkullon kënga zyrtare e titulluar “Edhe ti” e që ka bërë që kënga me klip zyrtarisht të publikohet nesër (22 janar 2020), gjashtë ditë më herët sesa në paralajmërimin e dytë.

 

Është vet Tayna ajo e cila e ka bërë publike një imazh në “Instagram” ku shihet mbishkrimi “Nesër 12:00”. Kjo nuk është hera e parë që këngëtares në fjalë i është publikuar para kohe kënga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat