Kylie Jenner tregon se sa fëmijë dëshiron t’i ketë

Mediale Vip

Kylie Jenner tregon se sa fëmijë dëshiron t’i ketë

Më: 22 janar 2020 Në ora: 10:39
Kylie Jenner

Kylie Jenner zbulon se dëshiron t’i ketë katër fëmijë, ashtu sikurse motra e saj Kim Kardashian.

Kylie Jenner zbuloi të martën që mund të ‘shoh veten me siguri të kem katër fëmijë’ – ashtu si motra e saj e madhe Kim Kardashian, shkruan DailyMail.

22-vjeçarja, ka një vajzë, Stomi, me ish-të dashurin e saj, Travis Scott.

Në rrjete sociale, në një video ku shfaqej bashkë me Kimin, atë e pyetën se sa fëmijë dëshiron t’i ketë.

“E shoh veten me siguri të kem katër fëmijë – thjesht nuk e di kur,” tha Kylie, e cila është fëmija më i vogël i Kris Jenner.

“Unë nuk kam një afat kohor për këtë dhe nuk e di nëse do të kem katër fëmijë nesër ose do të kem katër fëmijë në shtatë vjet”, shtoi ajo.

Kim ka katër fëmijë me bashkëshortin Kanye West, North, Chicago, Saint dhe Psalm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat