Kida po qëndron në Paris për projektin e ri muzikor.
Kida është duke punuar për të finalizuar projektin e ri muzikor, kësaj radhe në Francë.
Këngëtarja solli disa imazhe të shkrepura në një studion ku po punonte me bashkëpunëtorë të huaj.
Mbetet të shihet se a po realizon këngëtarja një projekt ndërkombëtar, me synim tregun e huaj.
Kujtojmë se “Moti” titullohet projekti i fundit muzikor nga Kida, këngë kjo që u prit shumë mirë nga fansat e saj.