”Po zien rrjeti”, Elvana Gjata do ta përfaqësojë një tjetër shtet në Eurosong

Mediale Vip

”Po zien rrjeti”, Elvana Gjata do ta përfaqësojë një tjetër shtet në Eurosong

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:53
Elvana Gjata

Ndonëse nuk mundi të fitonte Festivalin e 58 në RTSH, një lajm qarkullon në rrjetet sociale për Elvana Gjatën. Publiku vijoi të mos fshihte zhgënjimin pasi Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, ndërsa zhurma në rrjetet sociale, duket se po na zbulon një plan të ri.

Dikush nga fanatikët e Eurovizion-it, ka ngritur tezën se Elvana Gjata do të përfaqësojë San Marino-n në maj, në Rotterdam.

Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion, dhe këtë vit në Twitter po lakohet shumë emri i Elvana Gjatës. Nuk dihet nëse ka një ftesë zyrtare për Elvanën, apo është gjithçka një thashethem e rrjeteve sociale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat