Lajm i trishtë për këngëtaren e njohur: Nëna ime ka tumor në tru… pas atij në gji

Mediale Vip

Lajm i trishtë për këngëtaren e njohur: Nëna ime ka tumor në tru… pas atij në gji

Më: 22 janar 2020 Në ora: 12:16
Taylor Swift me nënën

Është këngëtarja më e pasur në botë, por pas suksesit të Taylor Swift, fshihet një dhimbje e madhe.

Këngëtarja në një intervistë për revistën ‘Variety’, ka rrëfyer se po kalon një periudhë rëndë, pasi nëna e saj Andrea, është diagnostikuar me një tumor në tru, teksa po kurohej për një tjetër në gji.

“Është një moment i vështirë. Simptomat e një personi që ka tumor në tru, nuk kanë të bëjnë me ato që jemi përballur në të kaluarën, kur u përballëm me kancerin e gjirit. Na është shembur bota”, tha këngëtarja.

Për ti qëndruar pranë së ëmës, Taylor, ka reduktuar koncertet e saj, duke thënë se nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe se cilat kura do të zgjedhin.

“Ajo është shpirti im që më drejton. Para se të marrë çdo vendim, flas me të. Ishte shumë e rëndë që të flisnim për sëmundjen e saj”, tha këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat