Blero i bën një prej dedikimeve më romantike Afronës

Mediale Vip

Blero i bën një prej dedikimeve më romantike Afronës

Më: 22 janar 2020 Në ora: 12:21
Blero dhe Afrona

Këngëtari Blero Muharremi duket se vijon që të jetë marrëzisht i dashuruar pas bashkëshortes së tij, modeles Afrona Dika.

Ai ka publikuar një thënie në rrjetet sociale, ku ka etiketuar të shoqen, shoqëruar me fjalët më romantike në botë.

“Nëse do të mund të kisha dikë në botë, do të vazhdoje të ishe ti”, shkruan këngëtari.

Çifti u martuan në fund të muajit shtator në një ceremoni të mbajtur në Shëngjin.

Ata lidhën kurorë pas shumë vitesh bashkë, ndërkohë që momentalisht duket se nuk kanë plane për fëmijë.

Nga ana e tij Blero është baba i një vajze me emrin Tara, si fryt i martesës me aktoren Teuta Krasniqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat