Mozzik ia dedikoj këngën e re Loredanës duke e quajtur atë ‘lakmitare’!

Mediale Vip

Mozzik ia dedikoj këngën e re Loredanës duke e quajtur atë ‘lakmitare’!

Më: 22 janar 2020 Në ora: 18:13
Mozzik dhe Loredana

Mozzik dhe Tayna publikuan sot bashkëpunimin e tyre të shumëpritur.

Kënga mban titullin “Edhe ti” dhe u pëlqye shumë nga publiku.

Mirëpo menjëherë kanë nisur edhe komentet e fansave të cilët shkruajnë se kjo këngë është diss ndaj Loredanës pasi Mozzik këndon: “Lakmitare, ke mendu që dashnia është veç pare”.

Dhe në fakt, fansat kanë të drejtë sepse Mozzik i ka thënë troç këto vargje në statusin që ia dedikoi Loredanës.

“Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë. E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë“, shkruante ndër të tjera Mozzik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat