Pas lajmit të shtatzënisë, Klea Huta fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Pas lajmit të shtatzënisë, Klea Huta fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Më: 22 janar 2020 Në ora: 21:08
Klea Huta

Ajo vetë ka zgjedhur heshtjen, pavarësisht lajmeve të vazhdueshme në media që flasin për një shtatzëni të mundshme të saj! Por, tashmë nuk ka më dyshime! Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër për të parën herë. Madje, është zbuluar edhe gjinia e bebit! Është një djalë!

Zyrtarisht, çifti i famshëm nuk ka reaguar në asnjë formë publike, as përmes Instagramit dhe rrjeteve sociale, as në intervista dhe studio televizive. Por, fotoja e parë që dukshëm konfirmon edhe pritjen e ëmbël të Kleas, vjen nga Xing.al!

E ftuar në ditëlindjen e moderatores Kiara Tito, ra në sy sigurisht prania e Kleas, ndër të rrallat dalje publike të saj pas lajmit të shtatzënisë. E veshur me të zeza dhe me një fustan të gjatë, sigurisht rrumbullakësia e barkut të saj ra në sy.

Dhe ne nuk mund të themi asgjë më shumë vetëm se mami Klea thjesht shkëlqen! Nuri i shtatzënisë ia ka shtuar edhe më shumë bukurinë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat