Kim Kardashian “shan” live produktin e bukurisë së Kylie Jenner

Mediale Vip

Kim Kardashian “shan” live produktin e bukurisë së Kylie Jenner

Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:16
Kim Kardashian, Kylie Jenner

 

Yjet e “Keeping Up With The Kardashians” ishin duke bërë një video tutorial për grimin në YouTube por produktet e bukurisë së Kylie Jenner nuk performuan ashtu siç ato do të donin...

Të dyja motrat Kim dhe Kylie po regjistronin një video tutorial në You Tube mbi grimin duke përdorur një produkt bukurie që është hedhur në treg kohët e fundit, pjesë nga linja e bukurisë së biznesmenes më të re të klanit Kardashian, Kylie Jenner. 

Kim ofroi fytyrën e saj si një kanavacë boshe për 22-vjecaren Kylie ku ajo të vazhdonte me grimin. Por, gjerat mesa duket nuk shkuan ashtu si ato do të donin. 

Kjo pasi produkti i bukurisë që Kylie po përpiqej të përdorte për grimin nuk po funksiononte dhe Kim pa u menduar gjatë e kritikoi atë live duke e quajtur një produkt të lirë.

Megjithatë Kylie u justifikua shpejt me faktin se ajo nuk është një artiste profesioniste dhe këto gjera mund të ndodhin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat