E kritikuan për marrëdhënien me djalin, reagon Anjeza Branka: Zoti jua shtoft inatin

Mediale Vip

E kritikuan për marrëdhënien me djalin, reagon Anjeza Branka: Zoti jua shtoft inatin

Më: 23 janar 2020 Në ora: 08:13
Anjeza Branka

Këngëtarja Anjeza Branka ka reaguar për komentet negative rreth marrëdhënies me djalin 12-vjeçar.

Dje ishte e ftuar në një emision televiziv ku u shfaq një video e saj me Leanzon. Djali thoshte se e konsideron Anjezën si shoqe ose si motër dhe kanë marrëdhënie shumë të mira.

Madje shtoi se loja e preferuar e të dyve është bilardo dhe e praktikojnë shpesh.

Bazuar tek komentet negative, këngëtarja ka reaguar me anë të një shkrimi në Instagram ku thotë:

"Zoti jua shtoft inatin o graaaaa. Unë di vetëm t’ju them se jam njeriu më i lumtur në botë sepse jetoj e lirë dhe mi ka falur Zoti të gjitha. Nuk ndihem e dëshpëruar si ju që komentoni me mllef. (I shami të shan, i miri sheh punën e vet)."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat