Alban Ramosaj ka një surprizë për fansat, ja ku do ta shohin shumë shpejt

Mediale Vip

Alban Ramosaj ka një surprizë për fansat, ja ku do ta shohin shumë shpejt

Më: 23 janar 2020 Në ora: 09:15
Alban Ramosaj

Alban Ramosaj ka arritur t’i bëjë për vete të gjithë ndjekësit falë zërit të tij mjaft të veçantë. Artisti ka sjellë disa projekte muzikore, të cilat janë pëlqyer dhe numërojnë mijëra klikime në kanalin e ‘Youtube’.

Së fundmi duket se Ramosaj është përfshirë edhe në kinematografi. Këtë e ka zbuluar vetë ai me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku shfaqet me baltë.

“Shiko në bion e profilit tim për të zbuluar një surprizë. Jam shumë i lumtur, më në fund po ndodh. #iNatMaFal”, ka shkruar ai krah postimit.

Më tej ai ka sqaruar se ky do të jetë një film me metrazh të shkurtër, i cili do të publikohet shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat