Kriza vazhdon: Pas skandalit, Justin dhe bashkëshortja nisin terapinë

Mediale Vip

Kriza vazhdon: Pas skandalit, Justin dhe bashkëshortja nisin terapinë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 13:50
Justin Timberlake dhe Jessica Biebel

Në dhjetor, Justin Timberlake pretendoi se kishte pirë pak më shumë seç duhet teksa u fotografua në disa momente të sikletshme me Alisha Wainwright, gjë që sigurisht u pasua nga shumë lajme në lidhje me raportin e tij me bashkëshorten, Jessica Biebel, e cila duket se ka “ende dyshimet e saj”.

Sipas një burimi të Us Weekly, Jessica dhe Justin kanë ditë të mira dhe ditë të këqija – si të gjithë çiftet – dhe po mendojnë të shkojnë në terapi për të punuar mbi marrëdhënien e tyre.

Burimi tha, “Ndonjëherë ata kalojnë shkëlqyeshëm së bashku dhe ditë të tjera debatojnë”. Burimi shtoi se Justin po përpiqet të bëjë gjithçka për të përmirësuar marrëdhënien e tyre.

Në fund të dhjetorit, Justin Timberlake u kap mat pa unazën e martesës në gisht, dorë për dore me kolegen dhe më pas i kërkoi publikisht falje gruas, për të cilën u raportua se nuk ndihej e tradhtuar, ndonëse detaje të mëvonshme provuan të kundërtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat