Ylli botëror anulon performancën në “Grammy Awards 2020”

Mediale Vip

Ylli botëror anulon performancën në “Grammy Awards 2020”

Më: 25 janar 2020 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Pas akuzave për seksizëm, Taylor Swift ka anuluar performancën e planifikuar për “Grammy Awards”.

Taylor Swift ka anuluar performancën e planifikuar ‘surprizë’ të këngës “The Man” në “Grammy Awards” mes akuzave për seksizëm që po iu bëhen akademisë, shkruan Page Six.

Paraqitja e saj në këtë event u mbajt e fshehurm, por burimet thonë se ajo kishte vendosur të këndonte në atë skenë himnin e saj feminist, , i cili do të kishte tërhequr shumë vëmendje, duke pasur parasysh pretendimet e “seksizmit të shfrenuar” në Akademi nga CEO e larguar Deborah Dugan .

Ajo është nominuar në tri kategori këtë vit, përfshirë edhe këngën e vitit me “Lover” dhe pritet akoma të marrë pjesë në ceremoni, por jo të performojë.

Swift të enjten mbrëma mori pjesë në premierën e dokumentarit të saj “Miss Americana” në Sudance Film Festival.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat