Ia kritikojnë të dashurin për këtë detaj, Genta Ismajli i kthen një përgjigje të gjithëve

Mediale Vip

Ia kritikojnë të dashurin për këtë detaj, Genta Ismajli i kthen një përgjigje të gjithëve

Më: 25 janar 2020 Në ora: 18:50
Genta Ismajli me të dashurin e saj

Genta Ismajli dhe i dashuri i saj kanë qenë kryefjala e mediave rozë që prej momentit kur e bënë publike lidhjen e tyre. Së fundmi një foto e publikuar nga vetë këngëtarja ka ngjallur mjaft reagime në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Në të shihej Ismajli dhe partneri i saj duke dalë nga ashensori. Fakti se Hyseni kishte dalë i pari nga ashensori bëri që ndjekësit të linin një sërë komentesh lidhur me këtë veprim, duke theksuar se duhet të ishte Genta ajo që dilte e para.

Pas shumë reagimesh, këngëtarja ka vendosur t’i kthejë një përgjigje të gjithëve, duke theksuar se ai doli i pari pasi donte të bënte foton.

Në këtë mënyrë Ismajli i ka sqaruar të gjithë fansat e saj, të cilët nuk ngurruan të komentojnë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat