Robert Berisha: Sa gabime bëni, aq dashnore ia shtoni burrit tuaj

Mediale Vip

Robert Berisha: Sa gabime bëni, aq dashnore ia shtoni burrit tuaj

Më: 26 janar 2020 Në ora: 18:41
Robert Berisha

Vetëm disa ditë më parë, Robert Berisha lançoi këngën me titullin “Dashnorja” çka ndezi shumë reagime në rrjet sepse nuk ndodh shpesh që një këngëtar t’i dedikojë një këngë gruas së dytë me të cilën mban lidhje paralele.

Pyetur pikërisht për këto reagime, Robert Berisha pati një përgjigje të çuditshme.

Duke iu drejtuar kamaras, këngëtari qetësisht i bëri thirrje të gjitha grave që po e ndjekin intervistën që të sillen mirë dhe të jenë të pëlqyeshme me burrat e tyre, të mos bëjnë gabime sepse sipas Robertit, gabimet e tyre shtojnë edhe numrin e dashnoreve për burrat.

“Rrisni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, rrijini gati dhe ndoshta ai nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Ose ia zvogëloni numrin, ose ia hiqni fare. Të gjitha, varen prej jush. Ky ishte mesazhi im për gratë!” – ka përfunduar Roberti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat