Përdhunoi në mënyrë të përsëritur vajzën e partneres së tij, 25 vite burg për vëllain e reperes së famshme

Mediale Vip

Përdhunoi në mënyrë të përsëritur vajzën e partneres së tij, 25 vite burg për vëllain e reperes së famshme

Më: 27 janar 2020 Në ora: 21:28
Nicki Minaj

Vëllai i reperes së famshme, Nicki Minaj, është dënuar me 25 vite burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin  e përsëritur të vajzës 11-vjeçare të partneres së tij.

Reperja nuk u paraqit në gjykatë për të qëndruar krah vëllait të saj, Jelani Maraj, ndërsa sipas mediave të huaja ajo e ka vizituar vetëm një herë të vëllain ndërsa ishte në burg.

Në gjykatë Maraj tha: “Unë do të doja të kërkoja falje për dhimbjen që shkaktova. Kam pasur probleme me pijen në atë kohë”.

Ndërsa e mitura dëshmoi se ishte abuzuar në mënyrë të vazhdueshëm dhe se kishte tentuar edhe të vriste veten.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat