Selena Gomez thotë se ishte ‘viktimë’ e abuzimit emocional gjatë romancës me Justin Bieber

Mediale Vip

Selena Gomez thotë se ishte ‘viktimë’ e abuzimit emocional gjatë romancës me Justin Bieber

Më: 28 janar 2020 Në ora: 06:34
Selena Gomez dhe Justin Bieber

Teksa është e zënë me promovimin e albumit të saj të fundit, “Rare”, Selena Gomez, ka folur hapur në lidhje me marrëdhënien e saj të dikurshme me Justin Bieber, gjatë së cilës këngëtarja tha se ajo pësoi abuzim emocional.

Duke folur me NPR të dielën, Gomez shpjegoi se si kënga e saj e re, “Lose You to Love Me”, e ndihmoi atë procesojë dhe të vazhdojë nga përvoja ‘e vështirë’ që pati teksa ishte në lidhje më krijuesin e “Yummy”.

Gomez dhe Bieber u lidhën për herë të parë në vitin 2011 dhe lidhja e tyre vazhdoi me ndarje e ribashkime deri tek ndarja finale e çiftit në vitin 2018.

“Është e rrezikshme të qëndrosh në mentalitetin e viktimës”, tha Gomez. “Dhe nuk po tregohem e pasjellshme, unë mendoj se kam qenë viktimë e një abuzimi të caktuar”.

Kur e pyetën nëse ajo po i referohej abuzimit emocional, krijuesja e hitit “Bad Liar” tha, “Po” dhe pastaj shpjegoi – pavarësisht se vuri në dukje se ajo nuk dëshironte të kalonte pjesën tjetër të jetës së saj duke folur për të kaluarën e saj me Bieber , i cili u martua me modelen Hailey Baldwin në vitin 2018.

“Më është dashur të gjej një mënyrë për ta kuptuar atë si një e rritur dhe më duhej të kuptoja zgjedhjet që bëja”,  tha më tej Gomez. “Jam vërtet krenare që mund të them se ndjehem më e fortë se asnjëherë më parë dhe kam gjetur një mënyrë për ta përshkuar atë me sa më shumë hir të jetë e mundur”.

Bieber dhe Gomez, të dy ishin në qendër të vëmendjes që në moshë të re, madje ata kishin probleme të mëdha ta mbajnë dramën e marrëdhënies së tyre private.

Por sipas Gomez, ato ditë kanë mbaruar dhe ajo është e gatshme të futet në një ‘kapitull tjetër’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat