Alketa Vejsiu në Sanremo me bashkëshortin dhe vajzën

Mediale Vip

Alketa Vejsiu në Sanremo me bashkëshortin dhe vajzën

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:47
Alketa Vejsiu dhe vajza

Alketa Vejsiu do të prezantojë në natën e tretë të Sanremos me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez. Në një intervistë ekskluzive për “La Stampa”, Alketa shprehet e lumtur që do e ndajë skenën me Georginën. Por në këtë intervistë moderatorja na zbulon edhe shumë të pathëna.

Alketa ka treguar se se në mesin e publikut do të jetë bashkëshorti i saj dhe vajza. Nëse kamera e fokuson, kjo do të jetë hera e parë që do të shohim bashkëshortin e Alketës i cili ka preferuar të mos shfaqet në publik. Ndërsa me vajzën Alketa na ka prezantuar më herët, kur dy vogëlushët e saj ndoqën “Piter Panin” në sallë.

Image
“Familja është forca e saj dhe ekuilibri për të qenë e lumtur”, shprehet Alketa.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat