Irina Shayk flet për ish-bashkëshortin e saj, Bradley Cooper dhe jetën si një nënë beqare - Bota Sot
Irina Shayk flet për ish-bashkëshortin e saj, Bradley Cooper dhe jetën si një nënë beqare

Mediale Vip

Irina Shayk flet për ish-bashkëshortin e saj, Bradley Cooper dhe jetën si një nënë beqare

Më: 28 janar 2020 Në ora: 13:19
Irina Shayk

Irina Shayk, e cila njihet për faktin se është shumë e qetë në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-partnerin Bradley Cooper dhe vajzën e tyre dyvjeçare, Lea, ‘po zhvishet prapa perdes’ në jetën e saj private.

Supermodelja 34-vjeçare ka folur haptazi në ‘British Vogue’, teksa pozoi për kopertinën e revistës për muajin mars, ku ajo hodhi një vështrim për marrëdhënien katërvjeçare me Cooper, 45-vjeç.

“Unë mendoj se në të gjitha marrëdhëniet ju sjellni më të mirën dhe më të keqen tuaj – është thjesht natyra e një qenie njerëzore”. “Dy njerëz të mëdhenj nuk kanë pse të bëjnë një çift të mirë”, tha ajo.

Çifti fillimisht u takuan me njëri-tjetrin në pranverën e vitit 2015 dhe mirëpritën vajzën e tyre Lea në mars të 2017. Gjithashtu, dyshja gjatë gjithë kohës janë kujdesur që të mbajnë romancën e tyre sa më private, deri te ndarja e tyre që ndodhi në verë të vitit 2019.

Të qenurit një nënë single, Shayk tha për British Vogue: “Është e vështirë të gjesh një një ekuilibër midis të qenit një nënë beqare dhe të jesh një grua që punon dhe ofron të reja”.

“Më besoni, ka ditë kur unë zgjohem dhe them, Oh Zot nuk e di çfarë të bëj, jam duke u rrëzuar”, vazhdon më tutje modelja.

Të hënën, Shayk bëri një postim në Instagram për të ndarë numrin e saj të kopertinës, si dhe falënderoi kryeredaktorin e revistës, Edward Enninful, për paraqitjen e saj në të. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat