“Jeni njerëz të ligj”, Krist Prenga reagon pas lajmeve për lidhje me Rike Roçin

Mediale Vip

“Jeni njerëz të ligj”, Krist Prenga reagon pas lajmeve për lidhje me Rike Roçin

Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:21
Krist Prenga reagon pas lajmeve për lidhje me Rike Roçin

Rike Roçi, një prej emrave më të komentuar në showbizin shqiptar u përfol për një lidhje dashurie me boksierin.

E gjitha ndodhi pas urimit për ditëlindje që i bëri. Pas lajmeve, ajo reagoi duke mohuar një gjë të tillë e duke theksuar se kurrë s’do të fliste për jetën e saj private.

Sot ka reaguar edhe boksieri Prenga duke thënë se e ka vetëm shoqe dhe asgjë më shumë.

Image

“Mirë që jau paska konfirmuar juve se mua akoma s’më ka konfirmuar asgjë. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të ligj.

S’keni ça të bëni edhe merreni kot me njerëzit. Po pyetni njëherë  përpara se ta bëni lajmin, sepse s’ja keni idenë fare se çfarë kam unë me atë ose kush do që të ishte në vendin e Rikes, hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt ju. Turp t’ju vijë”, shkroi boksieri në një postim në Instastory.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat