“Hall të dalësh me shoqe se na martoni direkt”, Krist Prenga flet për lidhjen me Rike Roçin: Mua s’më ka konfirmuar gjë

Mediale Vip

“Hall të dalësh me shoqe se na martoni direkt”, Krist Prenga flet për lidhjen me Rike Roçin: Mua s’më ka konfirmuar gjë

Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:20
Rike Roçi dhe Krist Prenga

Prej kohësh qarkullon lajmi se Krist Prenga dhe Rike Roçi janë në një lidhje.

Dhe u desh një status i ish-banores së Big Brother që e uronte për ditëlindje kampionin e kick boks me fjalët “Ta dua shpirtin”, që mediat të shkruanin për një konfirmim të marrëdhënies së tyre.

Por Kristi shkruan se Rike ende nuk i ka konfirmuar gjë atij vetë se janë në një lidhje.

“Mirë që j’ua ka konfirmuar juve se mua akoma s’më ka konfirmuar gjë. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të ligë, s’keni çfarë të bëni dhe merreni kot me njerëzit,”– shkroi ai.

Prenga shtoi se sot është hall të dalësh me një shok ose shoqe se të martojnë direkt.

“Nuk ja keni idenë fare se çfarë e kam unë atë apo kushdo që të ishte në vendin e Rikes. Hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt. Turp t’ju vijë,”– shtoi ai.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat