Justin Bieber tregon se është djalë familjar

Mediale Vip

Justin Bieber tregon se është djalë familjar

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:58
Justin Bieber me familje

Justin Bieber dukej shumë i përkushtuar ndaj familjes ndërsa ndoqi premierën e dokumentarit të tij më të ri 'Seasons' ku iu bashkua edhe gjyshja e tij Kathy Bieber.

Këngëtari, 25 vjeç, ishte i buzëqeshur dhe shumë i lumtur ndërsa vuri krahun duke përqafuar gjyshen e tij Kathy në Teatrin Regence Bruin në Westwood, California të hënën.

Pranë tij ishin edhe gjyshërit nga ana e nënës së tij Bruce dhe Diane Dale, gjithashtu e shumë familjarë të tjerë. Ata pozuan së bashku dhe Justin Bieber dukej shumë familjar si asnjëherë tjetër. Në premierën e dokumentarit nuk kishte si të mungonte edhe gruaja e tij Hailey Bieber.

Ata pozuan shumë foto së bashku dhe dukeshin një familje shumë e lumtur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat