Sinan Hoxha gati për këngën e re

Mediale Vip

Sinan Hoxha gati për këngën e re

Më: 28 janar 2020 Në ora: 17:13
Sinan Hoxha

Pas nëntë muajsh nga kënga e fundit, Sinan Hoxha është gati për rikthim.

Sinan Hoxha është emër shumë i dashur për publikun, i cili numëron disa projekte muzikore në repertorin e tij.

Këngëtari njihet për klipet e kushtueshme, për të cilat përkushtohet në maksimum gjatë realizimit të tyre.

Përmes rrjeteve sociale, Sinani bëri të ditur se po rikthehet me këngë të re, por nuk ka preferuar të japë shumë detaje.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe ai, ndërsa “Çaji” titullohet kënga e tij e fundit në bashkëpunim me Almendën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat