Jennifer Aniston i zë vendin Ellen De Generes në emisioni saj - Bota Sot
Jennifer Aniston i zë vendin Ellen De Generes në emisioni saj

Mediale Vip

Jennifer Aniston i zë vendin Ellen De Generes në emisioni saj

Më: 28 janar 2020 Në ora: 23:11
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston mund të ketë zbuluar talentin e saj si moderatorë  në një “talk show”. Të premten, ylli i “Friends” duket se nxori jashtë loje Ellen De Generes në emisionin e saj.

Aniston kanalizoi personazhin e saj të fundit, Alex Levy nga "The Morning Show" dhe duket se “zëvendësoi” me sukses Ellen DeGeneres. Monologu i saj plot humor për DeGeneres e filloi shfaqjen me shumë të qeshura para se të ulej për të intervistuar mysafirët, përfshirë Will Ferrell.

Gjatë episodit, Aniston u ul gjithashtu për të biseduar me këngëtaren Selena Gomez në lidhje me albumin e saj të ri, "Rare", si dhe obsesionin e saj për  "Friends". Mediat sociale të shfaqjes ndanë edhe disa argëtime në prapaskenë, ku në një klip, Aniston shihet duke thënë: 

"Kjo do të jetë e imja, Ellen.

Por edhe shumë fansa të saj e kanë mbështetur dhe kanë shkruar në twitter që Jen do bënte shumë mirë të kishte një emision të vetin pasi është shumë e zonja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat