Prezantuesja Fatma Methasani bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Prezantuesja Fatma Methasani bëhet nënë për herë të parë

Më: 29 janar 2020 Në ora: 09:22
Fatma Methasani

Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Fatma Methasani, u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, Alfio Rrotani, u bënë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noah.

Lajmi u njoftua përmes rrjeteve sociale, ndërsa dyshjna ndanë imazhin e parë me fansat në llogaritë e tyre zyrtare në Instagram.

“Sot mësova përfundimisht çfarë do të thotë të duash dhe të të duan, sot mësova përfundimisht çfarë është dashuria. Sot jeta ime ndryshoi si kurrë me parë, sot erdhi tek ne Noah dhe babi Alfio dhe mami Fatma janë njerëzit më të lumtur në botë dhe e duan shumë shumë shumë”, kanë shkruar dyshja në postimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat