“Vllau si shkjau”, Roberti dhe Patrisi pajtohen pasi u ndanë nga Nora dhe Tuna?

Mediale Vip

“Vllau si shkjau”, Roberti dhe Patrisi pajtohen pasi u ndanë nga Nora dhe Tuna?

Më: 29 janar 2020 Në ora: 11:30
Roberti dhe Patrisi

Kur sherri mes çifteve Robert-Nora me Patris-Tuna ishte në kulmin e tij, Roberti nuk kursehej aspak me deklaratat në intervista duke marë vendin kryesorë në mediat rozë.

Një prej deklaratave që nuk harrohet lehtë nga ndjekësit ishte “Vllau si shkjau”, e pas kësaj nuk pritej që vëllezërit ti shihnim kaq shpejt publikisht sëbashku.

Por me rastin e ditëlindjes së 43 të Robertit, në InstaStoryt e vëllezërve ka qarkulluar një foto ku janë të dy bashkë dhe kjo i ka gëzuar shumë fansat.

Por a erdhi ky bashkim pas ndarjes së të dyve nga kënëgtaret e njohura,Nora dhe Tuna, apo punët të jenë krejt ndryshe?

Kujtojmë se Tuna dhe Patrisi nuk kanë konfirmuar ndarjen, por këngëtarja ka hequr nga profili i saj në Instagram mbiemrin “Berisha” dhe asnjëri nuk e ka mohuar se çifti nuk janë më bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat