“Ai më përndiqte ndërsa policia nuk më ndihmoi”, Ana Kabashi flet për ish-të dashurin e frikshëm

Mediale Vip

“Ai më përndiqte ndërsa policia nuk më ndihmoi”, Ana Kabashi flet për ish-të dashurin e frikshëm

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 10:21
Ana Kabashi

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Ana Kabashi ka treguar në “Glamour Zone” një histori aspak të këndshme që ka ndodhur me ish-të dashurin e saj.

Ai e përndiqte atë gjithë kohës dhe e frikësuar këngëtarja kishte shkuar me mamin e saj për ta denoncuar. Ajo shprehet e zhgënjyer që policia nuk i erdhi farë në ndihmë duke menduar se po gënjente edhe pse me lot në sy.

Ke patur ndonjë ndarje që djali mund të ketë qenë shumë i vështirë dhe nuk të shqitej, se ka shumë kështu?

Ana Kabashi: Ka pasur raste të tilla, edhe është bërë shumë e madhe situate saqë ka shkuar deri në polici. Në fund ka përfunduar mirë dhe shyqyr që ka përfunduar me aq. Nuk ia vlen me fol më shumë sepse është shumë e ndjeshme si për familjen time edhe për familjen e tij.

 Që ta dinë edhe vajzat e tjera si të zgjidhin një situate të tillë prandaj them.

Ana Kabashi: Duhet me thënë diçka se policia duhet të ketë parasysh shumë ankesat e femrave sepse unë kur kam shkuar aty, as më kanë marrë parasysh hiç se kanë menduar që unë po gënjej, ndërkohë që unë kam shkuar me mamin tim dhe i kam thënë kjo është ngjarja e vërtetë. Unë kam shkuar duke qarë në polici, por nuk e kanë marrë parasysh. Kur një femër vjen kërkon ndihmë, i lutem  autoriteteve ta marrin parasysh sepse tek ne ka shumë raste të tilla që nuk i ndihmojnë femrat. E gjykojnë femër se thonë hajd se e ke lyp vetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat