1 muaj më parë humbi të atin; Dojna Mema rrëfen për herë të parë ku e gjen forcën për të përballuar dhimbjen!

Mediale Vip

1 muaj më parë humbi të atin; Dojna Mema rrëfen për herë të parë ku e gjen forcën për të përballuar dhimbjen!

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 11:31
Dojna Mema

Një muaj e gjysmë më parë moderatorja Dojna Mema humbi të atin, duke i shkaktuar dhimbje të madhe familjarëve të tij. E njohur për natyrën e saj diskrete Dojna nuk ka dashur të shprehet për humbjen e madhe në jetën e saj, duke e mbajtur dhimbjen ‘për vete’, ndërsa doli në ekran vetëm dy ditë pasi babai i saj u largua nga jeta.

Pikërisht për forcën që moderatorja e “Pop Culture” ka treguar gjatë kësaj kohe, Dojna është pyetur nga një ndjekës në rrjetin social Instagram.

“Si ja bën të jesh kaq e fortë? Unë mendoj ndonjëherë se nuk do ta mundem dot ta përballoj”; ka qenë pyetja që i është drejtuar Dojnës në instastoryne saj të cilës Dojna i është përgjigjur:

Image
Insta

“Ndonjëherë nuk ke luksin, të jesh i dobët dhe gjen brenda vetes të gjithë forcën e botës për të vazhduar përpara. Thonë se gjithçka ndodh për një arsye dhe ndoshta një ditë do ta shoh qartë edhe unë. Deri atëherë mundohem të përqendrohem tek bekimet që më ka dhënë jeta”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat