“Jam ndjerë inferior, më thanë se jam i shkurtër”, Irgeni zbulon momentet më të vështira në karrierë

Mediale Vip

“Jam ndjerë inferior, më thanë se jam i shkurtër”, Irgeni zbulon momentet më të vështira në karrierë

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 13:10
Irgen Cela

Aktori i njohur i humorit ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”. Ai ka folur gjatë për jetën e tij private dhe asaj profesionale.

Irgeni ka treguar një moment kur është ndjerë inferior me gjatësinë e tij.

 Aspekti fizik të ka ndihmuar në aktrim apo më tepër të ka prishur punë?

Irgen Cela: Mendoj se një aktor, gjëja e parë që duhet të bëjë është të pranojë veten e vet ashtu siç është. Në momentin që ti pranon veten tënde ashtu siç je atëhere ti e di se çfarë mangësish ke dhe si mund t’i kthesh në forcë.  E di se çfarë përparësish ke dhe ti punosh akoma më shumë ato përparësi. Të qenit i shkurtë unë e kam kthyer në avantazh në lidhje me punën dhe nuk e kam parë fare si pengesë. 

Para se të kishe ketë vetbesim ka patur ndonjë moment që je ndier inferior? 

Irgen Cela: Më riktheve shumë vite mbrapa, në periudhën kur unë po konkurroja në akademinë e arteve që isha gjimnazist. Më thanë që je shumë i vogël. Duhet të jesh pak i paraqitshëm dhe kur më thoshin këto gjëra zhgënjehesha sepse isha dhe i vogël. Por për fat të mirë ngaqë e kam dashur shumë fort aktrimin, kisha besim tek ëndrra ime, nuk rashë pre e këtyre fjalëve ose këtij dekurajimi. Ata jo se ma thonin se më donin të keqen por ashtu ishte steriotipi. Me besim, punë dhe dëshirë ja del.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat