Princ Harry është burri më i vëmendshëm sot për sot

Mediale Vip

Princ Harry është burri më i vëmendshëm sot për sot

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 14:03
Princ Harry dhe Meghan Markle

Princ Harry dhe Meghan Markle mund të kenë njëmijë e një probleme me botën, debate dhe diskutime me familjen mbretërore, por me njëri-tjetrin janë dy pëllumba të dashuruar.

Mendojeni mirë. Janë gjithmonë dorë për dore, shihen në sy gjithë dashuri dhe siç vërteton kjo video, Harry është jashtëzakonisht i vëmendshëm ndaj Meghan.

Klipet e shkurtra mund t’ju duken të thjeshta, por detajet bëjnë dallimin. Shikojeni si i shtron flokët kur ia merr era, si i rregullon bishtin kur i vënë varëse, si mbështetet butësisht te shpatulla e saj.

Princ Harry, burri më i vëmendshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat