Reperi i talentuar Toto, po i shijon sukseset e këngës së parë!

Mediale Vip

Reperi i talentuar Toto, po i shijon sukseset e këngës së parë!

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 14:54
Toto

Kohët e fundit, skenës muzikore shqiptare i është shtuar edhe një rep artist i ri mjaft i talentuar.

Bëhet fjalë për Meriton Elshanin, i cili do të debutojë me nofkën “Toto”.

Ai para pak ditësh ka publikuar këngën e tij të parë, me titull: “Pa ty”, për tekstin e së cilës është përkujdesur vetë.

Kënga e promovuar me një videoklip për pak ditë ka arritur të merrte vëmendjen e publikut, duke u pritur mjaft mirë.

Ky është një debutim mjaft i suksesshëm për reperin Toto, i cili në bazë të talentit, ka mundësi që shpejt të “shpërthejë” në skenën muzikore shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat