Pasi u njohët me djemtë, tani njihuni me nusen bukuroshe të Vlora Dumoshit

Mediale Vip

Pasi u njohët me djemtë, tani njihuni me nusen bukuroshe të Vlora Dumoshit

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 17:56
Vlora Dumoshi

Vlora Dumoshi është një nga gratë më të suksesshme në vendin tonë.

Vlora ka dy djemë, Rronin dhe Rrapin, të cilët qe sa kohë janë duke ndjekur studimet në master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo nuk ka vajzë dhe mungesën e vajzës siç duket po ia zëvendëson reja e saj, e fejuara e Rronit, Lyra, për të cilën Vlora ka thënë shumë fjalë të veçanta.

“Lyra është nusja jem më e mira në botë. Është edhe vajza ime, se e kom prit me shumë dashuri Lyrën, se këta kanë fillu shumë të ri me qenë bashkë.

Lyra është shumë e dashur për mu, ka një kujdes të veçantë dhe është e edukuar”, ka thënë ajo.
 

Image

Ndër tjerash, Vlora ka thënë se shpreson që vitin e ardhshëm të bëjnë dasmë kur Rroni dhe Rrapi kthehen në Kosovë.

Sipas saj, lumturia më e madhe është kur ata janë të lumtur dhe ka shprehur dashurinë e pakusht për ta.

“Këta shtëpinë më të madhe e kanë zemrën time, ku unë gjithmonë shprehi urata për ta”, ka deklaruar më tej ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat