Fejohet aktorja e njohur Amanda Bynes - Bota Sot
Fejohet aktorja e njohur Amanda Bynes

Mediale Vip

Fejohet aktorja e njohur Amanda Bynes

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 23:45
Amanda Bynes

Aktorja e njohur, Amanda Bynes, është fejuar me dashurinë e jetës së saj.

Ylli i Nickelodeon më ditën e të dashuruarve publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku bëri të ditur për të gjithë adhuruesit e saj se është fejuar.

Në këtë fotografi shfaqen unaza e saj prej diamanti bashkë me unazën e të fejuarit të saj.

Page Six shkruan se akoma nuk dihet se kush është i fejuari i saj misterioz.

“U fejova me dashurinë e jetës sime”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie.
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Engaged to tha love of my life

A post shared by Amanda Bynes (@amandabynesreal) on

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat