Mbi 65 mijë persona të prekur nga koronavirusi, Justin Bieber bën gjestin prekës - Bota Sot
Mbi 65 mijë persona të prekur nga koronavirusi, Justin Bieber bën gjestin prekës

Mediale Vip

Mbi 65 mijë persona të prekur nga koronavirusi, Justin Bieber bën gjestin prekës

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 06:52
Justin Bieber

Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber është prekur nga numri i lartë i vdekjeve për shkak të virusit vdekjeprurës "COVID-19".

Ai ka treguar mbështetjen e tij për popullin e Kinës me anë të një postimi në Instagram.

Këngëtari dërgoi lutjet për mijëra personat e infektuar dhe dhuroi një shumë të konsiderueshme parash për fondacionin bamirës të Pekinit, Chunmiao.

“Duke parë lajmet, nuk mund ta imagjinoj se sa e frikshme do të ishte nëse një sëmundje e re do të prekte gruan, familjen dhe miqtë e mi. Kina, ne qëndrojmë me ju si një njerëzim kolektiv dhe kemi bërë një donacion për t’ju mbështetur”, u shpreh ai.

Deri tani, numri i viktimave ka arritur mbi 1500, ndërsa i të prekurve ka kaluar shifrën 65 mijë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat