Mashkulli më i pashëm në botë sipas shkencës, thuajse “perfekt”

Mediale Vip

Mashkulli më i pashëm në botë sipas shkencës, thuajse “perfekt”

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 17:42
Robert Pattinson

Mashkulli më i pashëm në botë sipas shkencës, thuajse “perfekt”

Robert Pattinson është njeriu me pamje më të mirë sipas shkencës dhe është më i afërti për të qenë “perfekt”.

 Ylli 33-vjeçar i Twilight me sa duket ka tiparet dhe proporcionet më të mira të fytyrës, duke lënë prapa aktroët e pashëm si Brad Pitt dhe George Clooney, shkruan Bright Side.

Për të gjetur njeriun më të bukur në botë, kirurgu i famshëm plastik Dr. Julian De Silva iu drejtua shkencës. 

Ai përdori një teknikë të re hartografike që krahason tiparet e fytyrës me “Raportin e Artë”, si standardin e bukurisë së grekëve. 

Pas përmbledhjes së rezultateve, u arrit në përfundimin se Robert Pattinson ka detajet më të përsosura të fytyrës.

 Ai përputhej me idenë e “njeriut të përsosur” të vendosur nga grekët me një statistikë 92.15% me sytë, hundën dhe mjekrën si tiparet e tij më të mira.

Henry Cavill i dha Robert Pattinson një konkurrencë të ashpër dhe u vendos si njeriu i dytë më i pashëm në botë me 91.64%. 

Bradley Cooper doli i treti dhe Brad Pitt u vendos i katërti i ndjekur nga George Clooney.

Të tjerët që dolën në dhjetë të parët ishin Hugh Jackman, David Beckham, Idris Elba, Kanye West dhe Ryan Gosling. 

Ryan shënoi më të mirën për hundën e tij dhe David Beckham mori një vlerësim pothuajse të përsosur për mjekrën e tij.

Duke përdorur ‘Raportin e Artë’, supermodelja Bella Hadid është shpallur si gruaja më e bukur në botë. 

Ajo shënoi 94.35% në shkallën e përsosmërisë me mjekrën e saj si perëndeshë. Të tjerë të famshëm që dolën në 5 vendet e para ishin Beyoncé, Amber Heard, Ariana Grande dhe Taylor Swift.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat