Albora lanson duetin me Stresin

Mediale Vip

Albora lanson duetin me Stresin

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:27
Albora

Këngëtarja e re, Albora, e ka sjellë projektin e ri muzikor, të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me reperin e mirënjohur, Stresi.

E titulluar “Kujtimet”, kjo këngë ka ardhur me muzikë të Irkenc Hykës, ndërsa tekstin e kanë shkruar Arkimed Lushaj dhe Petro Xhori.

Miksimin e ka bërë Jojo, ndërsa për anën vizuale është kujdesur Max Production që e ka xhiruar videoklipin.

“E kam shijuar çdo moment të përgatitjes së kësaj kënge dhe besoj se këtë do ta shikoni edhe vet”, ka shkruar këngëtarja në një publikim në Instagram duke i falënderuar të gjithë bashkëpunëtoret.

Ndërsa sa i përket Stresit, është shprehur: “Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, faleminderit Stresi. Kam nderin më të madh të jem në një projekt bashkë me ty”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

E kam shijuar cdo moment te pergatitjes se kesaj kenge, dhe besoj se kete do e shikoni edhe vete❤️. Faleminderit @maxproductional per profesionalizmin tuaj dhe gatishmerine! Faleminderit @irkenc.hyka per nje kenge shpirti sic ti i ben gjithmone??! Faleminderit @nikokomani qe sme je ndare nje sekond dhe ke bere me te miren e mundshme me imazhin tim?! Faleminderit @arber_bytyqi_mua qe me bere te ndjehem dhe te jem me e bukur se kurre, te dua?! Dhe i fundit por jo me pak i rendesishem, faleminderit @stresi kam nderin me te madh te jem ne nje projekt bashke me ty?? dhe faleminderit cdokujt per kontributin sado te vogel qe beri te mundur kete kenge❤️

A post shared by Albora (@albora.official) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat