Kjo është dieta e thjeshtë e Rosie Huntington

Mediale Vip

Kjo është dieta e thjeshtë e Rosie Huntington

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 17:57
Rosie Huntington-Whitely

Kur Rosie Huntington-Whitely flet për punë regjimesh ushqimore dhe ushtrimesh, ne dëgjojmë.

Në një intervistë me Sunday Times Style, 32-vjeçarja zbuloi se është praktikante e agjërimit të përkohshëm. Ajo përpiqet që vaktin e fundit të ditës ta konsumojë në orën katër pasdite.

Dita për të nis rreth orës tetë. Për mëngjes, pi çaj matcha me qumësht drithi. Përgjatë ditës konsumon proteina dhe perime të freskëta. Rosie shmang mishin e kuq, karbohidratet dhe sheqerin e rafinuar. Darkën e ha rreth orës 4-6, por jo gjithmonë. Edhe ajo njeri është.

“I jep kohë trupit të tresë gjithçka,” shpjegon ajo. “Sigurisht, nëse dal për darkë, e shtyj orarin. Jam fleksibël sepse ndonjëherë duhet të kënaqesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat