Fotografia që po çmend rrjetin, Genta Ismajli është shtatzënë?

Mediale Vip

Fotografia që po çmend rrjetin, Genta Ismajli është shtatzënë?

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 22:31
Genta Ismajli dhe Usta

Këngëtarja Genta Ismajli po e shijon në maksimum historinë e dashurisë me biznesmenin turk Hysen Usta.

Çifti po jetojnë të lumtur në Turqi dhe në një intervistë kanë deklaruar se po mendojnë të bëhen prindër.

Por një fotografi e re në rrjete sociale ka ngritur dyshimet se Genta është shtatzënë. Këngëtarja dhe biznesmeni kanë hapur një llogari të përbashkët në Instagram ku hedhin fotografitë e tyre.

Image

Njëra tregon çiftin në këmbë, ku barku i Gentës është i fryrë dhe Usta i ka vendosur duart pranë saj.

Nuk dihet ende nëse artistja është në pritje të një fëmije, por nuk kanë munguar pyetjet nëse është shtatzënë. Genta ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje duke mos kthyer asnjë përgjigje.

Mbetet për tu parë në muajt në vijim nëse barku i këngëtares shqiptare do të rrumbullakoset më shumë dhe ta bëjë nënë për herë të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat