Michelle Obama rikthehet në vitin 1982, tregon si dukej si maturante

Mediale Vip

Michelle Obama rikthehet në vitin 1982, tregon si dukej si maturante

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 09:10
Michelle Obama

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama i ka befasuar jo pak ndjekësit me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

56-vjeçarja është kthyer pas në vitin 1982, atëherë kur ka qenë maturante në gjimnaz. Michelle duket se në atë periudhë ka veshur një fustan prej sateni së bashku me një xhaketë në po të njëjtën ngjyrë.

Komentet dhe reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, shumë prej të cilëve kanë komplimentuar klasin e saj. Kujtojmë se Michelle ka qenë në qendër të mediave rozë kohët e fundit për shkak të suksesit të madh që ka hasur figura e saj gjatë prezantimit të librit ‘Becoming’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat