Fjolla Morina ironizon me Behgjet Pacollin

Mediale Vip

Fjolla Morina ironizon me Behgjet Pacollin

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 10:01
Fjolla Morina, Behgjet Pacolli

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë imazhet provokuese.

Jo pak herë, Fjolla ka shprehur mendimin e saj lidhur me ndonjë çështje gjersa nuk mungojnë edhe postimet satirike apo ironitë me ndonjë prej fytyrave publike.

Një gjë të tillë, këngëtarja e ka bërë në fotografinë e fundit të shpërndarë në InstaStory, ku shihet një imazh i politikanit të njohur, Behgjet Pacolli.

Fotografia ishte e shoqëruar me një thënie ironike lidhur me pushtetin e tij mbi paranë, e që mesa duket është një fotografi e përpunuar nga faqet satirike.

“Mirë e ki ti bac”, ka shkruar Morina në mbishkrimin e këtij imazhi, duke lënë të kuptohet se edhe ajo është dakord me pushtetin që të ofron paraja.

Fjolla përndryshe nuk ka hezituar asnjëherë që t’i tregojë bindjet e saj politike dhe ka bërë të ditur se është simpatizante e Lëvizjes Vetëvendosje. 
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat