Harry Styles është kërcënuar me thikë nga një grabitës në Londër

Mediale Vip

Harry Styles është kërcënuar me thikë nga një grabitës në Londër

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 13:04
Harry Styles

Ylli i hitit “Adore You”, ishte përfshirë në një grabitje për festën e Shën Valentinit, me ç’rast atij i ishte afruar një burrë që ia kishte nxjerrë thikën dhe i kishte kërkuar t’ia dorëzojë të hollat.

26-vjeçari Styles, ia kishte dorëzuar të gjitha paratë që i kishte me vete, dhe tani po ndihet falënderues që ka shpëtuar pa lëndime nga ky incident.

Ndërkaq, një burim i afërt i këngëtarit, për portalin “Mirror” kishte deklaruar: “Në fakt ai qëndroi shumë i qetë gjatë kësaj situate, duke ia dorëzuar grabitësit shpejtë të hollat, dhe duke e mbajtur atë dhe veten të qetë gjatë gjithë kohës. Kuptohet se më pas, kjo eksperiencë e ka lënë atë të shumë të tronditur”.

Policia e ka konfirmuar lajmin se një grabitje kishte ndodhur të premten më 14 shkurt, por nuk e ka përmendur emrin e yllit britanik të muzikës.

Incidenti në fjalë kishte zënë vend vetëm disa orë para se modelja dhe prezantuesja e njohur, Caroline Flack, e cila ishte ish e dashura e Harryt, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër të shtunën më 15 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat