Harry përfundoi në terapi pas vdekjes së nënës! Çfarë fshihet pas rrëfimit të Princit

Mediale Vip

Harry përfundoi në terapi pas vdekjes së nënës! Çfarë fshihet pas rrëfimit të Princit

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 13:04
Lady Diana dhe Princi Harry

Pak ditë më parë, për herë të parë pasi u largua nga familja mbretërore angleze, princi Harry dhe e shoqja Meghan Markle, u shfaqën në publik.

Çifti mori pjesë në Alternative Investment Summit, një takim i organizuar në Miami, SHBA.

Gjatë aktivitetit, Harry foli për shëndetin mendor dhe dhimbjen që e pllakosi kur vdiq e ëma, Lady Diana.

Duke iu drejtuar të pranishmëve ai tha se pas zisë, kërkoi ndihmën e një specialisti dhe iu nënshtrua një terapie për të pranuar dhe kaluar traumën e rëndë.

Një fjalim prekës, por sipas gazetarit britanik, Piers Morgan, i mundësoi një fitim të madh çiftit.

Sipas tij, është tjetër gjë të flasësh për dhimbjen për të sensibilizuar opinionin publik lidhur me shëndetin mendor dhe të flasësh për para.

Ai pretendon se Harry dhe Meghan kanë marrë së paku 500 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat