The Weeknd, tregon datën e lansimit të albumit të ri

Mediale Vip

The Weeknd, tregon datën e lansimit të albumit të ri

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 00:56
The Weeknd

Këngëtari kanadez The Weeknd, e ka konfirmuar datën e lansimit të albumit të ri me titull, “After Hours”, si dhe e ka ndarë me fansat e tij këngën e cila e mbanë titullin e albumit dhe disa punime artistike të këtij incizimi.

Albumi i katërt i artistit i incizuar në studio, vjen pas atij të vitit 2016 “Starboy”, dhe do të dal në shitje për publikun më 20 mars të këtij viti. Deri më tani, këngëtari i ka lansuar dy videoprojekte që janë pjesë e albumit, “Blinding Lights” dhe “Heartless”, ndërsa këngën e re “After Hours” do ta përformoj për herë të parë live më 7 mars, në emisionin “Saturday Night Live”, transmeton Koha.net.

Nga materialet që i kemi dëgjuar deri më tani, duket se albumi i ri përmban muzikë krejtësisht ndryshe nga incizimi i fundit “Starboy”, ku The Weeknd vjen më i errët dhe eksperimenton me tingujt e muzikës së viteve ’80.

Këngëtari shumë i dashur për publikun mbarëbotëror, ka disa javë që e ka paralajmëruar intensivisht lansimin e albumit të ri, duke sjellë performanca live në emisione të ndryshme televizive si, “The Late Show With Stephen Colbert” dhe “Jimmy Kimmel Live!”.

Ndërsa hiti “Blinding Lights” shërben si kolonë zanore e fushatës reklamuese të veturës Mercedes-Benz EQC, ku The Weeknd përfshihet dhe e ka pasur rolin e drejtorit kreativ të reklamës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat