Robert Berisha zbulon shumën marramendëse që fiton brenda një nate

Mediale Vip

Robert Berisha zbulon shumën marramendëse që fiton brenda një nate

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 08:10
Robert Berisha

Robert Berisha është një prej artistëve më të dashur të publikut shqiptar, i cili merr pjesë në shumë koncerte muzikore dhe dasma në Kosovë, Shqipëri e jo vetëm.

Performancat e tij pëlqehen edhe nga shqiptarët e Amerikës, të cilët nuk hezitojnë ta ftojnë për ceremonitë e tyre.

Këngëtari i famshëm ka treguar se këto vende i japin të ardhura mjaft të mira. I pyetur se sa paguhet për punën si artist, Roberti nuk hezitoi të fliste me shifra.

"Shuma më e vogël që kam marrë është pa lekë fare, ndërsa shuma më e madhe është në Amerikë, i kam disa dasma atje dhe paguhem 10 mijë dollarë për një koncert", u shpreh ai në emisionin ‘Treshat’.

Kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse do ti ikte zëri, Roberti u shpreh se ka pasaportë amerikanë, prandaj do ta mendonte emigrimin.

"Se kam menduar asnjëherë. Kam që 13 vjeç që merrem me muzikë. Jam punëtor dhe kam pasaportë amerikane fatmirësisht. Nëse ndodh diçka ia fus për Amerikë. Për punëtorin ka punë gjithmonë", tha këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat