Si të gjithë ne; Harry fotografohet duke bërë një veprim aspak mbretëror!

Mediale Vip

Si të gjithë ne; Harry fotografohet duke bërë një veprim aspak mbretëror!

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 10:27
Harry

Prej disa javësh ai tashmë është thjesht Harry, madje pak ditë më parë atij dhe bashkëshortes Meghan ju hoq e drejta për të përdorur titujt mbretërorë si; Dukë, Dukeshë apo anëtarë të familjes mbretërore.

Duket se ish-çifti mbretëror janë përshtatur më së miri me jetën e re në Kanada si njerëz të thjeshtë. Harryt tashmë i duhet t’i sigurojë vetë nevojat e tij pasi pranë tij nuk më asnjë truprojë që t’i thotë ‘Ju ndihmoj unë Hirësia juaj’.

Së fundmi Harry është fotografuar nga TMZ teksa dilte nga një ushqimore në qytetin e Vancouver, me disa sanduiçë në dorë. Mesa duket Meghan nuk ka patur kohë të gatuajë diçka për drekë, kështu që atë ditë çifti kanë konsumuar sanduiçë.

I veshur sport dhe i buzëqeshur ish- Duka i Sussex duket se po i shijon shumë jeta prej njeriu të thjeshtë, pa shërbëtorë rreth e qark.

Po ashtu edhe Meghan sipas burimeve pranë çiftit është shumë e relaksuar dhe e qetë që kur u shpërngul në Kanada së bashku me bashkëshortin dhe djalin Archie.

Pra, ata tani janë njësoj si ne; paguajnë vetë faturat dhe nëse ka mbaruar buka në shtëpi Harryt apo Meghan-it do t’u duhet të dalin dhe ta blejnë vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat