Revoltohet Robert Berisha: Mos më thoni Roberti i Norës! Ta dinë të gjithë kush jam

Mediale Vip

Revoltohet Robert Berisha: Mos më thoni Roberti i Norës! Ta dinë të gjithë kush jam

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 10:31
Robert Berisha, Nora Istrefi dhe Renee

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për historinë e dashurisë me Nora Istrefin, por nuk dëshiron të cilësohet si "Roberti i Norës".

Gjatë një emisioni televiziv, ai bëri të qartë se vjen nga një familje artistësh pasi babai i tij është kompozitor dhe xhaxhai është producent dirigjimi në Berlin.

“Unë jam pianist i diplomuar në akademi të muzikës. Djali i Tomorr Berishës kompozitor, axha im është Bajram Berisha producent i dirigjimit në Berlin të Gjermanisë.  Që ta dinë të gjithë se më thonë Roberti i Norës, jo, Roberti është i Tomorr Berishës”, u shpreh Roberti në emisionin Soiree.

Lidhja e tij me këngëtaren Nora zgjati për shumë vite dhe erdhi në jetë vogëlushja Renee.

Vitin e kaluar, Roberti njoftoi se historisë i kishte ardhur fundi por ka lënë shpresat se mund të ketë një rikthim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat