12 vjet Pavarësi e 30 vjet karrierë për kulturën në Diasporë

Mediale Vip

12 vjet Pavarësi e 30 vjet karrierë për kulturën në Diasporë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:48
Bajram Gigolli dhe Gold Ag

Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 30 vjetorit të karrierës së tij BEKA EVENT nën drejtimin e Bekir Zenuni ka mbledhur yjet si: Fatmire Breçani, Bajram Gigollin dhe Gold Ag si dhe shumë shqiptarë nga Diaspora për të festuar së bashku.

Mes artistësh ka pasur edhe personazhë të tjerë të njohur në kë event të bukur që u mbajt fundjavën e kaluar.

Vetë organizatori i njohur duke i falenderuar të gjithë shkruan kështu në adresën e tij në Facebook: "Dje në kremten e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Dortmund, si dhe 30 vjetorin e aktiviteve të mia kulturore. Dua ta felenderoj nga zemra Konzullin e Republikës së Kosovës të akredetuar në Düsseldorf z. Arjan Kashtanjeva i shoqëruar nga z. Arben Thaci dhe z. Xhemajl Rexhepi, qe na nderuan me prezencen e tyre. Si dhe Presidentin e Çamërisë z. Aliu me bashkëpuntorët e ti, të cilët na mbështesin në të gjitha aktivitet tona (e kësaj radhe edhe materjalisht ). bashkë me ta edhe shkrimtari Geci.

Duke mos e harruar edhe sponzorin tim publikun , të cilin e falenderoj pa masë , gjatë tërë karrieres time. Dhe krejt në fund e falenderojë Kryetarin e Dortmundit, i cili për shkak të agjendës së tij , nuk mundi të jetë prezent , por kishte derguar një mesazh falenderimi për ftesen e bërë !. FALIMINDERIT !!!".BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat