Kanye West injoron publikisht Kim Kardashian! Ja si reagoi ajo

Mediale Vip

Kanye West injoron publikisht Kim Kardashian! Ja si reagoi ajo

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 20:12
Kanye West dhe Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe Kanye West këtë të dielë ishin të pranishëm në lojën e basketbollit të NBA All-Star.

Si çdo ngjarje e rrëndësishme sportive kishte një numër të madh tifozash dhe midis tyre ishte dhe çifti i njohur i Hollywood-it. Kimi dhe Kanye ishin të ulur në pjesën kryesore të sallës dhe kishin vëmendjen maksimale nga kamera kryesore. Çifti u shfaq në ekranin e madh dhe mund të themi se ishte një moment shumë i sikletshëm për Kim Kardashian. Ajo u drejtua nga bashkëshorti i saj për t’i dhuruar një puthje por ai e injoroi komplet atë për disa sekonda. Të gjithë fansat e Kardashianit po e kryqëzojnë Kanye për shkak se ai nuk i kushtoi vëmendje dhe nuk e puthi gruan e tij.

Mirëpo Kim nuk shqetësohet shumë as për momentin dhe as për ato çfarë po fliten pasi ajo së fundmi publikoi në Instastoryn e saj momentin kur i dhuroi bashkëshortit të saj puthjen.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat