Dua Lipa: Isha e nderuar nga tifozët e Liverpoolit që kënduan me mua

Mediale Vip

Dua Lipa: Isha e nderuar nga tifozët e Liverpoolit që kënduan me mua

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 21:06
Dua Lipa

Dua Lipa në një deklaratë për faqen zyrtare të klubit të Liverpoolit ka thënë se ndihet e nderuar që “Të Kuqtë” kishin kënduar hitet e saj para finales në Ligën e Kampionëve në vitin 2018.

Më 26 maj 2018 Liverpooli u përball me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve, një ndeshje që u hap me performancën e këngës shqiptare Dua Lipa.

Kujtojmë se Liverpoolit e kishte humbur finalen e zhvilluar në Kiev me rezultat prej 3 me 1.

Por, një nga momentet më të mira të Dua Lipës ishte kur tifozët e Liverpoolit këndonin së bashku me të.

“Një nga momentet kryesore të asaj nate ishte kur e kam parë videon e tifozëve të Liverpoolin duke kënduar ‘One Kiss’. U ndjeva shumë e nderuar”, është shprehur Dua Lipa, e cila ka konfirmuar se në maj do të mbajë një koncert në Liverpool.

Ajo thotë se asnjëherë nuk kishte performuar në një shfaqje të asaj madhësie.

“Isha plot me adrenalinë, dhe ishte shumë e shpejtë. Ende jam e shokuar kur e shoh sërish gjithë ata tifozë duke kënduar këngën time. Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen, është shumë e ngrohtë dhe jam shumë me fat”, ka thënë Dua Lipa.

Dua Lipa thotë se një ditë do të dëshironte të shikonte sërish Liverpoolin nga afër, derisa ka bërë të ditur se babai i saj Dukagjin Lipa është një fans i flaktë i Arsenalit, por ka një ndjeshmëri edhe për Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat