Nëntë lloje drogash iu gjetën në gjak, detaje të autopsisë së Whitney Huston - Bota Sot
Nëntë lloje drogash iu gjetën në gjak, detaje të autopsisë së Whitney Huston

Mediale Vip

Nëntë lloje drogash iu gjetën në gjak, detaje të autopsisë së Whitney Huston

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 00:51
Whitney Houston

Diva Whitney Houston, e cila vdiq në moshën 49-vjeçare, ishte e njohur jo vetëm për zërin e saj të fuqishëm, por edhe për bukurinë e saj marramendëse.

Megjithatë, pak para vdekjes, tetë vjet më parë, pas vitesh abuzimi me drogë e alkool u shkatërrua trupi dhe zëri i saj.

Whitney Houston pati shumë probleme, dhe më 11 shkurt 2012, ajo u gjet e vdekur në një vaskë të një hoteli në Beverly Hills.  Nëntë lloje të ndryshme të drogave u gjetën në gjakun e saj. Trupi i saj ishte i mbuluar me plagë, raporton Miror, e cila publikoi detaje të autopsisë.

Një raport zyrtar i autopsisë zbuloi se shkaku i vdekjes ishte “mbytja aksidentale e kontribuar nga sëmundja e zemrës dhe përdorimi i kokainës”.

Raporti tregoi se këngëtarja ishte në gjendje shumë të dobët shëndetësore në atë kohë dhe se plagët në pjesën e brendshme të bërrylit të saj të majtë ishin  shkaktuar nga  një gjilpërë.

Sipas këtij raporti, ylli i filmit Bodyguard kishte probleme në zemër, arterie të zgjeruar dhe devijim të hundës nga efektet e përdorimit të kokainës.

Raporti gjithashtu thoshte se gjendja e saj dentare ishte shumë e keqe, se ajo humbi 11 dhëmbë dhe se mbante protezë. Disa vjet më parë, më konkretisht në vitin 2006, motra e Bobby Brown, Tina Brown, tha që dhëmbët e këngëtares kishin rënë si rezultat i konsumit të kokainës.

Ajo më pas sqaroi se Whitney porosiste vazhdimisht dhëmbë të rinj, të cilët i paguante rreth 6,000 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat